ENTERTAINMENT

Momenti viral në Miss Grand Thailand, konkurrentes i bien fasetat në skenë

Momenti viral në Miss Grand Thailand, konkurrentes i bien fasetat në

Një moment i pazakontë ka ndodhur gjatë një prej fazave të konkursit të bukurisë Miss Grand Thailand, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale.

Konkurrentja Kamolwan Chanago, që përfaqëson Miss Grand Pathum Thani, ishte në mes të prezantimit të saj kur iu shkëputën fasetat veneers në skenë.

Pavarësisht situatës së sikletshme, ajo vazhdoi me qetësi duke përfunduar edhe ecjen në pasarelë me vetëbesim.

Ndërkaq, rrjeti po komenton masivisht bukuritë natyrale apo të ‘sajuara’ nëpër konkurset e bukurisë, marrë shkas nga ky incident i sikletshëm.