ENTERTAINMENT

“Na linin vetëm për 18 orë në ditë”, Granit Xhaka shpërthen në lot kur rrëfen fëmijërinë e vështirë

“Na linin vetëm për 18 orë në ditë”, Granit

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ka prekur zemrat e tifozëve me një rrëfim shumë emocional, kur ka folur për sakrificat e mëdha të familjes së tij dhe vështirësitë që ka përjetuar që në moshë shumë të vogël.

Në një intervistë për Premier League, ai tregoi se një nga periudhat më të vështira të jetës së tij ishte kur ai dhe vëllai i tij qëndronin vetëm në shtëpi për orë të tëra, për shkak të punës së pandërprerë të prindërve.

Kam qenë lider që në moshën katërvjeçare. Prindërit e mi punonin gjatë gjithë ditës dhe bënin edhe punë shtesë që ne të kishim kushte më të mira. Kishte ditë kur qëndronim vetëm në shtëpi për 18 orë”,- u shpreh ai.

Xhaka rrëfeu se, edhe pse ishte vetëm katër vjeç, mbante përgjegjësi të mëdha, madje kishte edhe çelësin e shtëpisë, ndërsa vëllai i tij ishte vetëm një vit më i madh.

Duke e krahasuar atë kohë me jetën e tij sot si prind, futbollisti theksoi se e ka të pamundur të imagjinojë një situatë të tillë për fëmijët e tij.

Sot jam baba dhe nuk mund ta mendoj që vajzat e mia, katër dhe gjashtë vjeç, të qëndrojnë vetëm në shtëpi për kaq gjatë. Por kjo ishte jeta jonë atëherë”,- tha ai.

Aktualisht, Granit Xhaka vazhdon të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm në Premier League, duke regjistruar 26 paraqitje këtë sezon, ku në shumicën e ndeshjeve ka qenë titullar, me një gol dhe pesë asistime.