ENTERTAINMENT

Një mik sa një thesar! Klodian Mihaj ka ca fjalë pas përfundimit të BBVK

Një mik sa një thesar! Klodian Mihaj ka ca fjalë pas

Klodian Mihaj u rendit i katërti në Big Brother VIP Kosova, por duket se s’ka asnjë hatërmbetje për këtë. Tashmë duket se nga shtëpia e të famshmëve ai ka marrë një dhuratë më të çmuar sesa çmimi i madh: një mik zemre. Epo kot s’thonë: kush ka një mik, ka një thesar.

Në një postim bashkë me Londrimin në rrjetet sociale, Klodi thotë se ajo që ndërtuan të dy “është më e madhe se loja.

Vëllezër nga zgjedhja, të lidhur nga zjarri.
Nga të panjohur në miq të vërtetë brenda shtëpisë më të çmendur — ajo që ndërtuam është më e madhe se loja.
Respekt, besnikëri, kujtime për gjithë jetën.
Unë & Londrimi, gjithmonë të vërtetë.