Spektakli që ka mbajtur të gjithë në pritje, Ferma VIP 3, nis sonte në mbrëmje! Show i rekordeve do të transmetohet në ekranin e Vizion Plus dhe LIVE 24 orë në dy kanalet e dedikuara.
Por kush pritet të jenë fermerët e këtij sezoni të tretë?
Producenti ekzekutiv Eraldo Rexho, i ftuar në studion e Living Day në Vizion Plus, konfirmoi një prej VIP-ave që do të hyjë në fermë mbrëmjen e sotme.
Ai bëri të ditur se shkrimtarja Mimoza Ahmeti është një prej emrave që do të jetë pjesë e Ferma VIP 3.
“Një emër që personalisht e kam shumë për zemër. Është një personazh që njerëzit që konsumojnë media e duan dhe e vlerësojnë shumë për gjithë vërtetësinë që ajo mbart. Është poetja, shkrimtarja Moza Ahmeti. Mimoza Ahmetin do e kemi për herë të parë në një reality show. Mezi po pres ta shoh në izolim. Fati i mirë është që ajo sot është e izoluar dhe nuk merr vesh se çfarë unë kam thënë në këtë studio”, tha producenti ekzekutiv Eraldo Rexho.
Pjesëmarrja e figurave të njohura në këtë reality show konsiderohet si një ndër surprizat më të veçanta të këtij sezoni.



