Egli dhe Gjesti kanë diskutuar për raportin e tyre teksa ishin të shtrirë në krevat. Egli shpreh ndjesitë e saj të dobësisë dhe dyzimin për raportin me Gjestin. Ky i fundit ia bën të qartë se nuk i ka premtuar asgjë dhe s'do ta bëjë.
Egli: Më duket sikur jam e dobët emocionalisht, mos të mbaj dot krenarinë time, të lë si do ti, kur do ti. Pastaj edhe mua më rrihet me ty, ke bërë çfarë ke bërë. Kemi folur, është mbyllur.
Gjesti: Më mirë është mos të rrimë kështu, sepse ti po ndihesh shumë keq, po lëndohesh.
Egli: Nuk jam e lënduar, nuk ka lidhje me lëndimin. Ti nuk ke bërë asgjë që të më lëndosh, të paktën deri tani.
Gjesti: Ke mendime të këqija në kokë o Egli.
Egli: Nuk më dukesh i qartë në asgjë.
Gjesti: A bën të më flasësh edhe që të erdha këtu? Mos më bëj të fle rëndë sepse nuk dua të të lëndoj. Ndihem shumë keq kur të shoh ty keq.
Egli: Jam e dyzuar sepse nuk e di a do ta mbash fjalën.
Gjesti: Unë nuk të kam thënë asgjë, asnjë premtim nuk të jap, kurrë.



