ENTERTAINMENT

“O torollake, mjerë ti për trutë që ke”, Arjan Konomi shpërthen ndaj koreografes së njohur

“O torollake, mjerë ti për trutë që ke”, Arjan

Arjan Konomi është përfshirë në një debat të ashpër këtë të diel gjatë emisionit "Fan Club". Në studio u krijua një situatë e tensionuar mes opinionistit dhe të ftuarës Linda Kalemi.

Debati nisi pasi Konomi po komentonte për banoren Selin Bollati. Në atë moment, Kalemi e ironizoi duke thënë se ai mund të ketë një mendim negativ për balerinat, për shkak të ndonjë përvoje të keqe personale me një prej tyre.

Kjo deklaratë duket se e irritoi opinionistin, i cili reagoi menjëherë duke mohuar një gjë të tillë. Ai theksoi se nuk kishte thënë që balerinat janë vulgare dhe se ato janë si çdo njeri tjetër.

Megjithatë, debati mes tyre u tensionua edhe më shumë kur Linda Kalemi këmbënguli në komentin e saj, duke i thënë se ai dukej i lënduar dhe se mund të kishte pasur një eksperiencë të keqe në të kaluarën.

Në këtë moment, Arjan Konomi reagoi ashpër dhe u shpreh se një nga njerëzit më të shtrenjtë në jetën e tij ka qenë balerinë, por tani nuk jeton më. Situata në studio u përshkallëzua, ndërsa moderatorja Kiara Tito ndërhyri duke i tërhequr vëmendjen opinionistit për gjuhën e përdorur gjatë debatit.

Pjesë nga debati në studio:

Linda Kalemi: Arjani do ketë patur eksperiencë të keqe me ndonjë balerinë që tha se janë vulgare.

Arjan Konomi: Jo unë nuk thashë balerinat janë vulgare, thashë janë si të gjithë njerëzit e tjerë.

Linda Kalemi: Qenke shumë i lënduar, paske patur një eksperiencë të keqe.

Arjan Konomi: Jo unë kam patur njeriun më të shtrenjte të jetës time balerinë, që tani nuk jeton më.