ENTERTAINMENT

“Oda mikpritëse e gjyshes”, Shkodra Elektronike mahnit publikun në tapetin e Bazelit

“Oda mikpritëse e gjyshes”, Shkodra Elektronike mahnit publikun

Në Bazel të Zvicrës ka nisur ceremonia e hapjes së Eurovision 2025 dhe parada në tapetin e bruztë, një nga momentet më të shumëpritura të këtij aktiviteti.

“Oda mikpritëse e gjyshes”, Shkodra Elektronike mahnit publikun

Ndër parakalimet më të spikatura ka qenë ai i grupit “Shkodra Elektronike”. Beatriçe Gjergji e veshur me një fustan të punuar me dorë nga nëna e saj, Irina Dema, solli në vëmendje trashëgiminë shqiptare përmes paraqitjes së saj krejt të veçantë.

“Oda mikpritëse e gjyshes”, Shkodra Elektronike mahnit publikun

Beatriçe Gjergji solli elemente të bukura, simbole të traditës së vjetër shqiptare, përfshirë dhe sende personale, ruajtur me fanatizëm nga të parët e familjes së saj.

“Oda mikpritëse e gjyshes”, Shkodra Elektronike mahnit publikun

“Oda mikpritëse e gjyshes”, këtë tematikë sjell kostumografia e prezantuar në Bazel, ku veç fustanit tërhoqi vëmendjen edhe çanta që Beatriçe mbante ndër duar: një kuti ku gjyshja e saj mbante një herë e një kohë të gjitha bizhuteritë e saj.

“Oda mikpritëse e gjyshes”, Shkodra Elektronike mahnit publikun

Në zemër të qytetit zvicerian është hapur edhe Eurovision Village, që do të qëndrojë i hapur për publikun deri më 17 maj, me aktivitete, muzikë live dhe transmetime direkte nga skena kryesore.

“Oda mikpritëse e gjyshes”, Shkodra Elektronike mahnit publikun

Ngjarja më e madhe e muzikës europiane po afron me natën e parë që do të jetë nesër më 13 maj ndërsa Shqipëria do të performojë e 12-ta në radhë.

“Oda mikpritëse e gjyshes”, Shkodra Elektronike mahnit publikun