
DJ i njohur DJ Gimbo ka reaguar për herë të parë pas daljes nga 'Big Brother VIP Albania', duke ndarë me ndjekësit një mesazh falënderimi për mbështetjen që ka marrë gjatë rrugëtimit të tij në shtëpinë e kamerave.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ai ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për publikun, duke theksuar se përkrahja e tyre ka qenë vendimtare në çdo moment.
“Faleminderit prej zemrës krejtve që më keni mbështet gjatë qëndrimit tem në Big Brother. Dashnia, votat dhe përkrahja juaj më kanë dhanë forcë me vazhdu edhe në momentet ma të vështira. Pa ju s’kishte kuptim ky rrugëtim”, është shprehur ai.
Më tej, DJ Gimbo ka treguar se ka marrë një numër të madh mesazhesh nga fansat, të cilat, edhe pse nuk ka mundur t’u përgjigjet të gjithave, i ka lexuar dhe i vlerëson shumë.
“Po më vijnë shumë mesazhe prej jush dhe sinqerisht s’po muj me ju kthy krejtve, po dijeni që i lexoj dhe i vlerësoj pa masë. Respekt pa fund për secilin prej jush, ju du shumë”,- ka shtuar ai.
Reagimi i tij është pritur me shumë emocione nga ndjekësit, të cilët kanë shpërthyer në komente mbështetëse dhe urime për artistin.
Ky moment shënon një kapitull të ri për DJ Gimbo pas eksperiencës në Big Brother VIP Albania, ku ai arriti të fitojë simpati të madhe nga publiku. Kujtojmë se ai u largua të martën pas një televotimi kokë më kokë me Brikena Selmanin.
View this post on Instagram



