ENTERTAINMENT

“Peaky Blinders: The Immortal Man” thyen rekord në Netflix me mbi 25 milionë shikime në tri ditë

“Peaky Blinders: The Immortal Man” thyen rekord në Netflix me

Filmi "Peaky Blinders: The Immortal Man" ka regjistruar një sukses të menjëhershëm, duke arritur 25.3 milionë shikime vetëm në tri ditët e para në 'Netflix'.

I publikuar më 20 mars, filmi vjen si vazhdim i serialit të njohur 'Peaky Blinders', i cili u transmetua nga viti 2013 deri në vitin 2022 dhe pati një audiencë të gjerë globale. Në rolin kryesor rikthehet Cillian Murphy, duke sjellë sërish në ekran historinë e familjes Shelby.

Falë popullaritetit të serialit dhe pritshmërive të larta të fansave, filmi u rendit menjëherë si titulli më i ndjekur në Netflix për javën 16–22 mars.

Në vendin e dytë për këtë periudhë u rendit speciali BTS The Comeback Live: Arirang, i cili arriti 13.1 milionë shikime në ditën e premierës, ndërsa me përllogaritjen e plotë ditore shikueshmëria shkoi në 18.4 milionë.

Ndërkohë, në listën e serialeve në gjuhën angleze, kryeson sezoni i dytë i 'One Piece' me 11.1 milionë shikime në javën e parë, ndërsa sezoni i parë u rikthye në renditje me 4.4 milionë shikime.

Në vendin e dytë renditet sezoni i shtatë i Virgin River me 7.7 milionë shikime, i ndjekur nga sezoni i dytë i Beauty in Black me 5.3 milionë shikime.