ENTERTAINMENT

Rast i paprecedentë në BBV, Jozi godet me shuplakë Gjestin dhe e rrëzon në tokë

Rast i paprecedentë në BBV, Jozi godet me shuplakë Gjestin dhe e

Një incident i paprecedentë ka ndodhur gjatë gjysmëfinales së “Big Brother VIP Albania 4”. Gjatë momentit të daljes nga shtëpia, pas eliminimit të tij, Jozi Marku ka goditur me shuplakë të fortë Gjestin, duke e rrëzuar atë në tokë. 

Shuplaka erdhi në mënyrë të papritur, ndërsa Gjesti ishte afruar për t’i dhënë një përqafim para largimit.

Ngjarja ndodhi përpara syve të banorëve të tjerë dhe miliona teleshikuesve, aq sa shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga publiku dhe produksioni.

Banorët dhe stafi ndërhynë menjëherë për të ndalur përshkallëzimin e situatës, ndërsa moderatori përpiqej të rikthente qetësinë në transmetim.

Pas incidentit, Ledion Liço, në një reagim publik të bërë menjëherë pas incidentit, konfirmoi se Jozi është njoftuar në stacionin më të afërt të policisë për të dhënë shpjegime mbi veprimin e tij të dhunshëm.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe opinionin publik. Një akt i tillë para syve të publikut dhe gjatë një eventi të rëndësishëm siç është gjysmëfinalja e BBVA4 është i patolerueshëm.