ENTERTAINMENT

Remzie dhe Nexhat Osmani do të këndojnë në 'dasmën' e Eglit dhe Gjestit

Remzie dhe Nexhat Osmani do të këndojnë në

Sonte do të ketë dasmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4.

Gjesti ka bërë një kërkesë nga Vëllai i Madh për të organizuar një dasmë në shtëpi me Egli Takon.

Edhe pse kanë ngelur vetëm katër finalistë, brenda do të ketë një atmosferë të mrekullueshme.

Për të shtuar gjallërinë e dasmës, do të performojnë dy këngëtarë të njohur të muzikës popullore, Remzie dhe Nexhat Osmani.

Lajmin e ka konfirmuar vetë artistja përmes një postimi në Instagram.

Remzie dhe Nexhat Osmani do të këndojnë në

Veç Gjestit dhe Eglit, në shtëpi janë edhe këngëtarja Rozana Radi e aktori Laert Vasili.

Finalja e madhe do të mbahet më 19 prill.