ENTERTAINMENT

Rikthehet “Goca dhe Gra”: Kush janë 5 moderatoret e këtij sezoni?

Rikthehet “Goca dhe Gra”: Kush janë 5 moderatoret e këtij

Talk show-u i njohur televiziv “Goca dhe Gra” rikthehet në ekran me sezonin e tij të shtatë, duke sjellë sërish diskutime të hapura dhe tema aktuale në një tryezë të përbashkët. Programi do të transmetohet live çdo të premten, duke nisur nga data 20 shkurt, në orën 21:00.

Paneli i bashkëmoderatoreve mbetet i njëjtë, me pjesëmarrjen e Ori Nebijaj, Rozana Radi, Rudina Dembacaj, Sherina Spahiu dhe Ema Andrea, të cilat pritet të sjellin sërish debate, analiza dhe të ftuar specialë.