
Në 27 mars nis spektakli më i ndjekur në Shqipëri i dekadës së fundit, Ferma VIP 3. Ky sezon i ri i Ferma VIP vjen me risi dhe premton pafund spektakël, ballafaqime dhe opinione të zjarrta.
Një nga tre opinionistët e këtij reality show do të jetë edhe komediani, regjisori dhe aktori i dashur për publikun mbarëshqiptar, Ermal Mamaqi.
Ky do të jetë një rikthim i Mamaqit në ekranin kampion, në televizionin kombëtar Vizion Plus.

Vetë Mamaqi, në një reagim në rrjetet sociale, falënderon producenten e Ferma VIP 3, Holta Dulakun, si dhe drejtuesen e spektaklit, moderatoren e njohur Arbana Osmani.
Në reagimin e tij, Mamaqi premton spektakël, madje me nota humori shton se mes tij dhe dy opinionistëve të tjerë, Armina Mevlani dhe Einxhel Shkira, do të ketë “kapje flokësh”.
Ferma VIP 3 starton këtë të premte, më 27 mars, ora 21:00, në ekranin kampion, Televizionin Kombëtar Vizion Plus, me një natë maratonë.
Ky sezon premton hyrje BIG, emrat më të famshëm shqiptarë nga bota e ekranit, biznesit, showbiz-it… Surpriza dhe emocione. Filloni numërimin mbrapsht…



