ENTERTAINMENT

Rozana Radi rrëfen emocionet e finales, zbulon planet pas BBV

Rozana Radi rrëfen emocionet e finales, zbulon planet pas BBV

Pas një gare të zjarrtë ku emocionet qenë në maksimum në dyshen finale ku ishte “kokë më kokë” me Gjestin, Rozana Radi ka ndarë me publikun ndjesitë e saj pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

Edhe pse nuk e rrëmbeu ajo çmimin e madh, këngëtarja është shprehur mëse e lumtur për fitoren e Gjestit. 

“Jam shumë e lumtur që e fitoi Gjesti, njësoj siç do të isha për veten time. Unë e fitova finalen time. Si i përjetova këto muaj në BBV… është një kub i vogël, atë kubin me ngjyra të ngatërruara, ia bëra të gjitha ngjyrat", -tha ajo.

Por çfarë do të ndodhë tani me Rozanën?

"Unë i realizova të gjitha dëshirat e mia në këtë BBV dhe ia mora të gjithë kënaqësinë. Nga Rozana në vijim.. nuk e di… të mendoj për një fëmijë në fillim, edhe gjëra të mira artistikisht patjetër”, u shpreh Rozana.