ENTERTAINMENT

Samanta tregon reagimin e të atit kur i prezantoi të dashurin amerikan

Samanta tregon reagimin e të atit kur i prezantoi të dashurin amerikan

Këngëtarja e njohur shqiptare Samanta Karavella ishte së fundmi e ftuar në emisionin "Mirëmbrëma Yje", të moderuar nga Arbana Osmani.

Gjatë intervistës, ajo foli hapur për jetën e saj personale dhe lidhjen me partnerin amerikan, duke treguar edhe si reagoi familja kur e mori vesh për këtë marrëdhënie.

Samanta tregoi se nëna e saj ishte në dijeni për lidhjen, pasi e shihte shpesh duke bërë video-telefonata.

Mami e dinte, sepse më shihte gjatë gjithë kohës në videocall. E dinte që po flisja me dikë, por nuk më ndërhynte. Nuk kishte asnjë problem për të. Ai komunikonte me mamin shpeshherë, por askush nuk e dinte përgjigjen absolutisht. Më linin mua të lirë që të bëja zgjedhjet e mia”,- u shpreh këngëtarja.

Më tej ajo tregoi edhe momentin kur vendosi t’ia prezantonte babait partnerin e saj.

Babi e shihte që shkoja në New York, por nuk më pyeste asnjëherë ‘ke dikë atje’ apo ‘çfarë’. Deri në momentin që ia tregova shumë bukur. I tregova një foto të tij duke bërë flamurin shqiptar dhe i thashë: ‘Ky është dhëndri’. Më tha ‘ou’ dhe qeshi. I thashë: ‘Por nuk është shqiptar’. Është amerikan, me origjinë italiane. Dhe bëri ‘oh, në rregull’”,- rrëfeu ajo.