
Aktori i njohur Alan Ritchson, i famshëm për rolin në serialin 'Reacher', është përfshirë në një përplasje të dhunshme me një fqinj të tij në Nashville, duke shkaktuar reagime të forta në publik dhe në rrjetet sociale.
Sipas mediave amerikane, konflikti nisi pasi fqinjit, i identifikuar si Ronnie Taylor, u ankua për mënyrën e drejtimit të motorit nga aktori në lagje, duke e cilësuar të rrezikshme dhe shqetësuese. Fillimisht, pati shkëmbim fjalësh, ndërsa situata u përshkallëzua një ditë më vonë në përplasje fizike.
Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur Taylor përpiqet të ndalojë Ritchson dhe fëmijët e tij. Aktori humb ekuilibrin dhe bie, ndërsa debati intensifikohet. Në vijim, Ritchson shihet duke e rrëzuar fqinjin në tokë dhe duke e goditur me grushte dhe shkelma, ndërkohë që fëmijët e tij ndodhen pranë dhe janë dëshmitarë të ngjarjes.
Fqinji pretendon se ka marrë disa goditje dhe ka pësuar lëndime, megjithëse nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore. Autoritetet kanë konfirmuar se kanë nisur një hetim për incidentin, por deri më tani nuk është kryer asnjë arrestim. Nga ana tjetër, burime pranë aktorit pretendojnë se ai ka vepruar në vetëmbrojtje, pasi është provokuar dhe sulmuar fillimisht.
Pas incidentit, Alan Ritchson ka tërhequr vëmendje edhe me një postim në rrjetet sociale, ku ka cituar Napoleon Bonaparte: “Mos e ndërprit kurrë armikun kur është duke bërë gabim”, duke nxitur më tej diskutime dhe reagime të shumta mbi ngjarjen.
???? "Reacher" star Alan Ritchson's body cam footage of his bloody fight with his neighbor is released. pic.twitter.com/Hxixghh9e9
— TMZ (@TMZ) March 24, 2026



