ENTERTAINMENT

“Shkodra Elektronike” ndez skenën e Eurovisionit me “Zjerm”

“Shkodra Elektronike” ndez skenën e Eurovisionit me

Në një performancë të jashtëzakonshme në skenën magjike të Eurovisionit, “Shkodra Elektronike” ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë me interpretimin e këngës “Zjerm”, fituese e Festivalit të Këngës në RTSH. Mbrëmja e sotme në Bazel, Zvicër, ishte një çast krenarie për të gjithë shqiptarët.

E mbështetur në motive të fuqishme kombëtare dhe e harmonizuar me ritme moderne, “Zjerm” elektrizoi publikun e Bazelit, ku nuk munguan flamujt kuqezi dhe brohoritjet e bashkatdhetarëve tanë që e bënë atmosferën edhe më emocionuese.

“Shkodra Elektronike” ndez skenën e Eurovisionit me

Dyshja karizmatike, Beatriçe Gjergji dhe Kol Laca, u përcollën me brohoritje pas interpretimit të tyre energjik.

Të emocionuar nga rrugëtimi deri në këtë pikë, ata falënderuan të gjithë ata që i kanë mbështetur dhe bënë thirrje për t'i votuar, në mënyrë që të sigurojnë një vend në finalen e madhe që do të zhvillohet të shtunën, më 17 maj.

 

Shkodra Elektronike ka nevojë për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, që të mund të çojnë Shqipërinë në finalen e madhe të 17 majit.

Votoni për Shqipërinë – votoni numrin 12!

Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për këngën “Zjerm” duke dërguar një SMS në numrin 54345, me kodin përkatës të këngës shqiptare. Nga territori i Shqipërisë nuk është e mundur të votohet për përfaqësuesen shqiptare. Votimi mund të bëhet përmes telefonit, SMS, ose online me pagesë në faqen zyrtare: esc.vote

Metodat e votimit sipas vendeve

Shqipëria: Voto me SMS duke dërguar një mesazh në 54345 me kodin e këngës (01 deri në 15 në gjysmëfinale, 01 deri në 26 në finale). Çmimi për SMS: 120 ALL.
Italia, Lituania, Malta, Luksemburgu, Ukraina, Suedia, Zvicra, Australia etj.: Voto vetëm online në esc.vote.
Mbretëria e Bashkuar, Austria, Kroacia, Spanja, Serbia, Franca, Danimarka etj.: Voto përmes telefonit, SMS-së ose online në esc.vote.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pop Art Media (@popart.media)