ENTERTAINMENT

"Shkodra Elektronike" shkëlqen në finalen e Eurovisionit, ndizet nga brohorimat skena e Bazelit

"Shkodra Elektronike" shkëlqen në finalen e Eurovisionit,

Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” ka shkëlqyer edhe në performancën e saj në natën finale të Eurovizionit 2025 u zhvillua sonte në Bazel të Zvicrës. 

Dyshja përfaqësuese e vendin tonë u pa e emocionuar teksa brohoritjet nuk munguan në Bazel. 

Pas parakalimit në skenë të 26 këngëtarëve dhe grupeve muzikore, është rradha e teleshikuesve të që të votojnë për këngën fituese. 

Dy ditë më parë në një renditje të CNN Shqipëria surprizoi me vendin e parë.

“Një duet që nuk e pëlqen Eurovision-in – dhe pikërisht për këtë, ndoshta do ta fitojë. Zjarr, absurditet dhe stil alternativ që nuk fal. Fansat e duan. Dhe me të drejtë”, shkruante CNN.