ENTERTAINMENT

“Shkodra Elektronike” triumfon në Eurovision, kualifikohet për natën finale

“Shkodra Elektronike” triumfon në Eurovision, kualifikohet

Ashtu siç edhe pritej, të paktën nga publiku shqiptar, “Shkodra Elektronike” është kualifikuar në 10 këngët që do të marrin pjesë në natën finale të 17 majit për të konkurruar për çmimin e madh. Mes një gare të fortë dhe shumë këngëve pretendente të këtij edicioni në Eurovision, renditet edhe grupi shqiptar “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”.

“Shkodra Elektronike” solli në skenë një përzierje të elementëve modernë dhe të traditës, të shoqëruar me një energji shpërthyese dhe simbole kombëtare.

Beatriçe Gjergji u ngjit si një Rozafë moderne mes sallës së madhe të muzikës europiane duke bërë që publiku të shpërthejë.

Me një stil unik, kënga “Zjerm” është cilësuar edhe si një simbolikë për mirëkuptim ndërkulturor të një bote në paqe dhe harmoni.

 

10 finalistët e gjysmëfinales së parë:

1. Norvegjia, Kyle Alessandro – “Lighter”

2. Shqipëria, Shkodra Elektronike – “Zjerm”

3. Suedia, KAJ – “Bara Bada Bastu”

4. Islanda, VÆB – “RÓA”

5. Holanda, KAJ – “Bara Bada Bastu”

6. Polonia, Justyna Steczkoëska – “GAJA”

7. San Marino, Gabry Ponte – “Tutta L’Italia”

8. Estonia, Tommy Cash – “Espresso Maçhiato”

9. Portugalia, NAPA – “Deslocado”

10. Ziferblat – “Bird of Pray”