ENTERTAINMENT

Si reagon Rudina Magjistari kur shikon veten para 26-vjetësh?

Si reagon Rudina Magjistari kur shikon veten para 26-vjetësh?

E rritur në televizion dhe e mësuar me rrjedhën e kohës, Rudina Magjistari e di mirë si ekrani mund të jetë njëkohësisht i bukur dhe sfidues. Pas shumë viteve, ajo ka një reagim të natyrshëm kur sheh veten më shumë se 25 vjet më parë, falë platformës së re Klan Nostalgji, e cila risjell programet më të hershme të Televizionit Klan.

Bashkë me drejtorin e programacionit, Albert Dumani, Rudina kujton disa prej programeve më të suksesshme të asaj kohe, përfshirë disa që i ka drejtuar vetë.

Si reagon Rudina Magjistari kur shikon veten para 26-vjetësh?

Pamjet arkivore nga viti 2000 tregojnë momentet e saj të hershme në ekran. Teksa sheh veten, Magjistari qesh dhe vendos dorën në ballë, duke komentuar spektaklet që kishin filluar të zënë vend në oraret kryesore të mbrëmjes, si dhe skenografinë e thjeshtë të studiove të asaj periudhe.

Moderatorja përmend edhe emisionin "Porta e fatit", shumë të ndjekur në atë kohë, duke rikujtuar edhe shprehjen e njohur “e hapiiii”.