ENTERTAINMENT

Sipërmarrësja tregon eksperiencën me dadon filipineze: Zonjat shqiptare nuk e shohin si profesion

Sipërmarrësja tregon eksperiencën me dadon filipineze: Zonjat

Të jesh një sipërmarrëse dhe nënë e katër fëmijëve, është aq e bukur dhe po aq sfiduese.

Patricia Cekrezi, e ftuar në emisionin e sotëm (25 mars) të “Shije Shtëpie”, në Tv Klan, ka ndarë eksperiencën e saj lidhur me punësimin e një dadoje.

Ajo shprehet se ka punësuar fillimisht një zonjë shqiptare, por më pas një filipineze. Eksperienca me dadon e huaj për të ka qenë më pozitive, për shkak të disiplinës dhe mënyrës së punuari.

Sipërmarrësja shprehet se punonjëset e huaja e shohin të qenurit dado si një profesion, ndërsa shqiptaret jo.

Unë kam zgjedhur dado filipineze. Kam pasur eksperienca edhe me shqiptare. Zonjat shqiptare janë shumë të përkushtuara dhe falin shumë dashuri, por pas eksperiencës sime të fundit me filipineze më ka rezultuar që janë më të disiplinuara dhe më të strukturuara. Ndoshta kanë një kulturë pune pak më ndryshe, duke qenë se ato ‘caregiving’, e kanë si një profesion. Tek ne, në Shqipëri, së fundmi të bërit dado është si një nevojë e zonjave për të gjetur një punë ndoshta dhe nuk e shohin si një profesion të mirëfilltë, të strukturuar”,- u shpreh ajo.