
Amela Qemalja është një studente e muzikës, e cila së fundmi u bë virale në rrjete sociale me surprizën që i bëri Rozana Radit në natën finale të Big Brother VIP.
E ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ajo rrëfeu eksperiencën e bukur dhe si u zgjodh ajo për këtë surprizë.
Unë me dy producentët e Rozanës sapo kisha mbyllur një material dhe isha aty në studio kur më erdhi surpriza aty dhe nuk e prisja. Surpriza erdhi nga Andeta, motra e Rozit, e cila kishte vendosur që të përzgjidhte disa këngë virale të Rozanës dhe ti mblidhte në një. Kisha shumë emocione dhe kur mora ofertën u jam hedhur të dy producentëve në qafë, Valter Beqos dhe Kledi Bahitit. Materialet i kemi përgatitur për dy ditë, impakti ishte shumë emocionues, Kur e pashë që ajo po qante m'u shtuan emocionet, isha gati edhe unë të qaja. Impakti ishte mjaft i mirë, më kanë lumturuar komentet pozitive, thjesht nuk e prisja të shkonte kaq shumë virale.



