ENTERTAINMENT

Tinka Kurti surprizon Laertin nga shtëpia e të moshuarve: “Tinkën të mos e harrojë kurrë”

Tinka Kurti surprizon Laertin nga shtëpia e të moshuarve:

Pas rrëfimit emocionues, Laert Vasili u surprizua nga aktorja e njohur Tinka Kurti dhe aktori Helidon Fino. Gjatë një mesazhi të dhënë nga shtëpia e të moshuarve, Tinka Kurti i uroi Laertit sukses dhe e këshilloi që të mos e harrojë kurrë atë.

Kurti foli për humbjen e koleges së tyre, Margarita Xhepa.

“Laerti të ketë rrugën e mbarë dhe Tinkën të mos e harrojë kurrë. Erdha në këtë shtëpi që e shihni ju, për mua është tragjedi. Këtu ka njerëz të mrekullueshëm. Ne jemi të numëruar në jetë tani, ja na iku Margarita. Për mua ka qenë tronditje e madhe, ne jemi artistë që i kemi shërbyer popullit, do i shërbejmë këtij kombi deri sa të kemi frymën e fundit”, u shpreh aktorja e mirënjohur.

Laerti u shpreh i pikëlluar për ndarjen nga jeta të aktores së njohur Margarita Xhepa, e cila u shua një ditë pas ditëlindjes së saj të 91-të. 

Më vonë, Laerti u surprizua nga aktorët e ‘Portokalli’-së, Ermir Hoxhaj dhe Irgen Çela, të cilët u vendosën në rolin e Laertit dhe nënës së tij duke dhuruar momente gazmore në shtëpi.