ENTERTAINMENT

Toney eliminohet për herë të dytë nga Big Brother VIP Kosova

Toney eliminohet për herë të dytë nga Big Brother VIP Kosova

Toney ishte i eliminuari i mbrëmjes së së premtes nga Big Brother VIP Kosova 4, pasi nuk arriti të shpëtojë nga televotimi.

Në nominim ishin Alba, Arditi, Bia, Labi, Labinoti dhe Toney, ndërsa publiku vendosi që rrugëtimi i tij të përfundonte këtu. Kujtojmë se ai ishte rikthyer më herët në shtëpi pas një vendimi të banorëve, në këmbim të 20 mijë eurove nga çmimi final.

Kësaj here, fati nuk ishte në anën e artistit nga Vitia, duke e mbyllur përfundimisht aventurën e tij në BBVK 4.