ENTERTAINMENT

Videoja në krevat me Rizartën, Aldo Marku tregon versionin e tij!

Videoja në krevat me Rizartën, Aldo Marku tregon versionin e tij!

I ftuar në emisionin “Big Brother VIP Fan Club” në Top Channel ka qenë Aldo Marku. Ish-banori përfundoi rrugëtimin e tij mbrëmjen e kaluar pas një televotimi të hapur gjatë ‘prime’-t. Rikujtojmë se ai u rikthye me biletën e kthimit javën e kaluar. Aldo rrëfeu me detaje gjithçka nga rrugëtimi i tij, eksperienca, loja, strategjia dhe jo vetëm kaq…

Heidi e pyeti se cila është gjëja më e çuditshme që Aldo ka dëgjuar ose lexuar për veten pas daljes nga shtëpia e BBV?

E para ishte kjo që nuk jemi ndarë kurrë me ish-bashkëshorten. 

Në lidhje me videon virale që ka qarkulluar me Rizartën, Aldo u shpreh se nuk e kishte parë ende por që nuk ka shanse që t’i ketë kërkuar diçka të atillë.

Aldo: Nuk ka shanse, asgjë të asaj natyre. Ajo është vajzë që merret me palestër…

Heidi: Për muskujt e barkut folëm ne. 

Aldo: Ekzakt. Asgjë mes e poshtë nuk ka shanse. Jo, Jo.