ENTERTAINMENT

Xhelozi në Big Brother VIP Albania 5? Brikena përplaset me Mateon: Nuk jemi në lidhje, mbaj vendin tënd!

Xhelozi në Big Brother VIP Albania 5? Brikena përplaset me Mateon: Nuk

Një debat i papritur ka ndodhur mes Mateo Borrit dhe Brikena Selmanit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5.

Gjithçka nisi pasi Mateo u shfaq i bezdisur nga paraqitja e Brikenës gjatë spektaklit të së hënës. Sipas tij, veshja e modeles ishte më provokuese nga sa do të donte, çka duket se nxiti një reagim xhelozie.

Teksa po bisedonin në oborr, Brikena nuk ngurroi t’i përgjigjej drejtpërdrejt, duke i kujtuar se është beqare dhe ka të drejtë të vishet dhe të paraqitet si të dëshirojë. Ajo theksoi gjithashtu se mes tyre nuk ka një lidhje zyrtare.

Nuk jemi në lidhje, mbaje vendin tënd”, i tha ajo në një moment, duke lënë të kuptohet se heziton t’u besojë ndjenjave që Mateo ka shprehur për të.

Nga ana tjetër, Mateo ka pranuar hapur se e pëlqen Brikenën, duke zbuluar se raporti mes tyre ka nisur që katër vite më parë. Megjithatë, situata e fundit duket se ka krijuar tensione të reja mes dy banorëve.