
Aktorja dhe këngëtarja Dulce María ka ndarë një lajm të gëzueshëm me ndjekësit e saj, duke konfirmuar ardhjen në jetë të fëmijës së dytë, një vajzë.
Artistja zbuloi se vogëlushja quhet Fernanda, duke e përshkruar si një dritë të re që ka sjellë më shumë dashuri dhe lumturi në familje. Përmes një postimi emocional, ajo shprehu mirënjohjen dhe gëzimin për këtë moment të veçantë.
"Mars 2026 / Mirë se erdhe, Fernanda! Erdhe të na ndriçosh jetën, ta mbushësh me shpresë dhe të na japësh paqe mes trazirave të botës dhe vetë jetës. Vetëm ne e dimë rrugën për të të mbajtur në krahët tanë dhe sa shumë e kemi dëshiruar këtë! Jemi pafundësisht mirënjohës për jetën tënde. Ti plotëson familjen tonë, dhe tani María Paula jonë e vogël bëhet një motër e madhe. Mezi presim të udhëtojmë nëpër jetë me ty! Të duam, vogëlushe magjike", -ka shkruar ajo.
Krahas lajmit, ajo publikoi edhe një video simbolike ku shfaqen duart e familjes së bashku, ndërsa vajza e saj e parë, María Paula, tashmë merr rolin e motrës së madhe.



