ENTERTAINMENT

Zbulohet data e fillimit të "Ferma VIP 3"

Zbulohet data e fillimit të "Ferma VIP 3"  


“Ferma VIP”, i cili vitin e kaluar u moderua nga Luana Vjollca, këtë vit do të vijë me ndryshime të rëndësishme.

Moderimin nuk do ta shohim më në duart e Luanës, pasi formati do të prezantohet nga Arbana Osmani dhe me regji bashkëshorti i saj, Eduarti.

Nga burimet e “Prive Klan Kosova", mësohet se data e nisjes është planifikuar për 13 mars.

Përgatitjet thuhet se kanë nisur dhe pritet që ky sezon të sjellë shumë risi, si në organizim ashtu edhe në përmbajtje.