
Ferma VIP rikthehet me sezonin e tretë, nën moderimin e Arbana Osmanit. Formati, që kombinon jetën në fermë me sfida fizike dhe dinamika mes personazheve të njohur, pritet që këtë vit të ketë një sukses edhe më të madh se dy edicionet e para.
Faqja zyrtare e reality show-t ka zbuluar më në fund edhe nisjen e këtij edicioni, i cili do të transmetohet më 27 mars, të premten. Ditët e spektaklit pritet të jenë e hëna dhe e premtja, njësoj si dy edicionet e para.
Fitues i sezonit të parë ishte Dijonis Biba, ndërsa në të dytin triumfoi Big Basta.



