ENTERTAINMENT

Zbulohet përmbajtja e Kutisë së Pandorës, përplasje e ashpër mes Selin dhe Mirit

Zbulohet përmbajtja e Kutisë së Pandorës, përplasje e

Në spektaklin e sotëm të 'Big Brother VIP', banorët zbuluan përmbajtjen e Kutisë së Pandorës, që përfshinte një mesazh nga babai i Selin për Mirin.

Ky mesazh shkaktoi një përplasje midis Selin dhe Mirit. Selin u shpreh se ndihet e shokuar që Miri nuk ndryshoi qasjen ndaj saj, edhe pas mesazhit të babait:

Jam pak e shokuar, por jo nga çfarë ka thënë im atë… Shokohem nga Miri që s’ka marrë veprime për të kujdesur, por arriti të thoshte ato fjalë karshi meje në shpellë. Mendoj që s’duhet ta kishte marrë shumë si ofendim, por si ndihmë për të ndryshuar qasje, gjë që nuk e bëri kurrë.”

Nga ana tjetër, Miri theksoi se: “Ka qenë emocion i interpretuar nga babai i Selin. Nuk kanë qenë gjeste perverse. Me këtë lloj mesazhi, ai ka thënë diçka që e ka perceptuar ai.”