
E ftuar dje në finalen e X Factor Albania, Arbana Osmani u ngjit për herë të parë në një skenë përkrah Alketa Vejsiut. E ndërsa ndanë bashkë emocionet e skenës, Alketa i bëri Arbanës pyetjen që shumë njerëz e bëjnë vazhdimisht.
"Ne jemi mike apo rivale?"
Për këtë Arbana kishte një përgjigje të qartë:
"Nuk jemi as mike as rivale, jemi bashkudhëtare të një epoke, të një çerekshekulli. Nëse unë sonte jam këtu dhe bëj një monolog për suksesin, kjo është edhe falë teje, sepse në këto 25 vite kam pasur një konkurrente të denjë si ty… dhe për ta vazhduar që mua më ka bërë të jem kjo që jam është sepse kam pasur modele për të ndjekur si Adi Krasta."






