ENTERTAINMENT

Gjesti reagon për herë të parë pas incidentit me Jozin

Gjesti reagon për herë të parë pas incidentit me Jozin

Një akt i papranueshëm dhune ndodhi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të mbrëmjes së djeshme në formatin Big Brother Albania, ku një prej konkurrentëve të eliminuar, Jozefin Marku, sulmoi fizikisht Besart Kelmendin, i njohur si Gjesti.

Ky i fundit, pasi mori ndihmën mjekësore, u kthye në gjendje të stabilizuar në shtëpinë e Big Brother, ndërsa dha këtë reagim:

Desha që babait e nënës t'u them mos u shqetësoni, e pata ndihmën mjekësore. Loja është lojë, nuk jemi këtu për t'u rrahur. Të isha jashtë nuk e kisha falur, por jemi këtu. Erdha këtu dua ta mbyll siç kam ardhur. Kam ardhur për të bërë lojë.