
Petro Gojani, shoku i ngushtë i Gjestit, ka thënë se ka festuar për fitoren e këngëtarit mbrëmë në finalen e Big Brother VIP Albania.
Në emisionin "Weekend" në Klan Kosova, ai tregoi se nga emocionet e mëdha që pati për fitoren e Gjestit ka thyer shumë pjata.
Mbrëmë ka qenë një show, nuk di as sa pjata kam thyer mbrëmë. Gjesti ka qenë i njëjti siç ka qenë në Big Brother edhe në realitet. Mendoj se ka pasur mundësi të japë më shumë sepse ai është shumë i fortë.
Gojani tha se të punosh me të është kënaqësi dhe se ka shumë energji.






