SOCIALE

Publikuan video me ngjyrat kuqezi, katër shqiptarë arrestohen në Serbi

Publikuan video me ngjyrat kuqezi, katër shqiptarë arrestohen në

Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar në Serbi, pas një incidenti të ndodhur të martën, sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme serbe.

Sipas autoriteteve, ata dyshohet se kanë shfaqur simbole kombëtare shqiptare gjatë qëndrimit të tyre, çka është konsideruar si “nxitje e urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”, vepër e dënueshme sipas ligjit në fuqi në Serbi.

Në komunikatë thuhet se një prej tyre kishte publikuar një video në rrjete sociale, ku shfaqej duke udhëtuar me një automjet tip Audi së bashku me tre të tjerët, ndërsa mbanin veshje me simbole shqiptare dhe referenca ndaj “Shqipërisë Etnike”.

Pas identifikimit, policia ka ndaluar automjetin dhe ka arrestuar katër personat, ndaj të cilëve është vendosur masa e ndalimit për 48 orë.

Çështja pritet t’i kalojë prokurorisë në Beograd për procedura të mëtejshme ligjore.