
Pas incidentit në shtëpinë e BBVA ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin, ka reaguar familja e këtij të fundit. Motra e këngëtarit, Blerina Kelmendi, ka postuar një ‘story’ në Instagram ku falënderon të gjithë për përkrahjen dhe dashurinë e treguar ndaj vëllait të saj.
Në pamundësi për t’i kthyer krejt mesazhet e dërguara për aktin fizik ndaj Gjestit, ju jemi mirënjohës ne si familje për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që keni treguar për të.
Pamjet e momentit ku Jozi ndërhyn fizikisht ndaj Gjestit kanë sjellë një valë reagimesh dhe mbështetjeje ndaj këtij të fundit jo vetëm nga ndjekës të shumtë, por edhe nga persona të afërt të tij.







