
Edhe pse marrëdhënia mes Elon Musk dhe Mark Zuckerberg dikur ishte aq e tensionuar sa Musk e sfidoi Zuckerberg në një ndeshje “cage fight”, duket se situata kishte filluar të zbutet në fillimet e administratës së dytë të Donald Trump. Kjo del në pah nga disa dokumente gjyqësore të publikuara javën e kaluar.
Sipas raportimit të Engadget, këto mesazhe mes Zuckerberg dhe Musk u bënë publike në kuadër të padisë që Musk ka ngritur kundër OpenAI. Mesazhet janë dërguar më 3 shkurt 2025, në të njëjtën periudhë kur Zuckerberg u shfaq në podcast-in e Joe Rogan, ku kritikoi kulturën e korporatave, duke thënë se ishte bërë “e dobët”.



