LIFESTYLE

Në Japoni vendoset kufi për përdorimin e telefonit, maksimumi 2 orë në ditë

Në Japoni vendoset kufi për përdorimin e telefonit, maksimumi 2

Qyteti i Toyoake ka miratuar një urdhër të ri që rekomandon kufizimin e përdorimit të telefonave celularë në jo më shumë se 2 orë në ditë.

Ky vendim synon të promovojë një përdorim më të shëndetshëm dhe të balancuar të teknologjisë, duke i nxitur qytetarët ta konsiderojnë këtë kufi si një udhëzues për kohën maksimale të qëndrimit në smartphone.

Sipas autoriteteve vendore, masa nuk është detyruese, por një rekomandim i fortë që vjen si përgjigje ndaj shqetësimeve në rritje për ndikimin negativ të pajisjeve elektronike në jetën e përditshme, veçanërisht tek të rinjtë.

Urdhri parashikon gjithashtu kufizime të veçanta për fëmijët dhe nxënësit: përdorimi i telefonit duhet të shmanget pas orës 21:00 për nxënësit e shkollave fillore dhe pas orës 22:00 për studentët.

Autoritetet e bashkisë theksojnë se kjo nismë është ndërmarrë për të adresuar probleme gjithnjë e më të dukshme, si mungesa e gjumit, rënia e përqendrimit në shkollë dhe dobësimi i komunikimit brenda familjes.

Ekspertët e shëndetit mendor mbështesin këtë qasje, duke theksuar se përdorimi i tepruar i telefonave mund të ndikojë në cilësinë e gjumit, nivelin e stresit dhe marrëdhëniet sociale.

Ky hap i Japonia konsiderohet si një përpjekje për të krijuar një ekuilibër më të mirë mes jetës dixhitale dhe asaj reale, në një kohë kur teknologjia është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë.