
Këngëtari Adrian Gaxha ka kurorëzuar dashurinë me partneren e tij, Sidorela Dauti, duke i dhënë fund beqarisë. Lajmin e ka bërë publik vetë artisti përmes disa fotografive romantike në Instagram.
Postimet kanë marrë menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë uruar dyshen për këtë hap të rëndësishëm.
Sipas burimeve të emisionit Prive, çifti pritet të bëhet edhe prind për herë të parë, megjithëse lajmi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.



