Aktorja turke Hande Erçel është përfshirë në një hetim të autoriteteve në Stamboll për një rast të dyshuar që lidhet me lëndë narkotike.
Ajo u paraqit në gjykatë për të dhënë dëshminë dhe më pas iu nënshtrua analizave toksikologjike në Mjekësinë Ligjore, ku iu morën mostra gjaku dhe flokësh. Hetimi, i udhëhequr nga prokuroria e Stambollit, përfshin gjithsej 16 persona të dyshuar.
Në mesin e tyre përmenden edhe emra të njohur si Fikret Orman, Burak Elmas dhe Didem Soydan. Disa prej të dyshuarve janë vendosur në paraburgim, ndërsa të tjerë nën masa si arrest shtëpie dhe ndalim udhëtimi.
Operacioni policor u zhvillua në disa zona të qytetit, ndërsa hetimet vijojnë dhe priten zhvillime të tjera në ditët në vijim.



