SHOWBIZZ

Alba Pollozhani sqaron vendimin për shaminë: “Një përgjegjësi shpirtërore”

Alba Pollozhani sqaron vendimin për shaminë: “Një

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Pollozhani, ka reaguar pas debatit të krijuar nga deklarata e saj në Prime, ku zbuloi se ka vendosur të mbulohet me shami në përputhje me besimin islam.

Përmes një InstaStory, Alba theksoi se ky është një vendim personal dhe shpirtëror, i rrënjosur në edukimin e saj në një familje besimtare, dhe jo rezultat i presionit apo i momentit.

Ajo u shpreh se dëshira për shaminë lindi gjatë qëndrimit në shtëpi dhe vendosi ta ndjekë këtë hap gradualisht, pas këshillimit me persona të ditur të fesë.

Sipas saj, shamija nuk është thjesht një ndryshim i jashtëm, por një përgjegjësi që kërkon përgatitje të brendshme, pjekuri dhe përkushtim. 

 “Të rritesh në një familje të përkushtuar ndaj fesë islame dhe ta ndjesh vetë si bindje personale vendosjen e shamisë është një hap i madh. Fakti që u këshillova me njerëz që e përfaqësojnë me dinjitet fenë dhe ata më sugjeruan ‘hap pas hapi’ tregon urtësi. Në islam, përgatitja e brendshme është po aq e rëndësishme sa edhe pamja e jashtme. Shamija nuk është vetëm një mbulesë, por një përgjegjësi shpirtërore, sjellje, durim dhe përkushtim!”

Alba Pollozhani sqaron vendimin për shaminë: “Një