
Pas daljes nga Big Brother VIP Kosova, Alba ks bërë reagimin e parë përmes një transmetimi live në rrjetet e saj sociale, ku sqaroi arsyet e largimit dhe vendimin e saj personal për t'u mbuluar.
“Arsyeja pse dola është se kam dinjitet dhe nuk do të lejoj askënd të fitojë në kurrizin tim. Nuk do të doja që dikush të zinte karrigen e fitores mbi kurrizin tim”, u shpreh ajo.
Sa i përket vendimit për mbulesën, Alba theksoi se bëhet fjalë për një zgjedhje tërësisht personale:
“Për ata që mendojnë se ka qenë pjesë e lojës apo se jam detyruar, absolutisht jo. Zgjedh fytyrën time para Zotit”.
Ajo shtoi se pas daljes i ishte sugjeruar të këshillohej me hoxhallarë përpara se të merrte një vendim të tillë, por theksoi se ndjesia kishte ardhur natyrshëm nga vetja.



