
Arsida Çerpja, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, ku për herë të parë foli për prapaskenat e një denoncimi që kishte planifikuar të bënte kundrejt G Banit.
Ajo zbuloi arsyet pse vendosi të mos e çojë më tej këtë çështje dhe ndau reagimet që mori pas këtij vendimi.
"Unë e kisha vendosur që do shkoja përpara, pastaj ai si profesionist që është, e bëri shumë bukur pjesën e tij dhe mua vërtet më preku, edhe nga mënyra si foli. Pastaj fola dhe me Arbrin, më tha lëre këtë eksperiencë.Pastaj mora ofendime të tjera se pse e mbylla", -tha ajo.



