
Big Mama po përjeton një nga momentet më të vështira në jetën e saj, pas ndarjes nga jeta të nënës.
Vetëm pak ditë pas humbjes, ajo ka ndarë dhimbjen me publikun përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, të shoqëruar me një fotografi ku shihet duke e puthur nënën në ballë. Artistja e përshkruan këtë humbje si një boshllëk të pazëvendësueshëm, veçanërisht pasi ndodhi në një ditë të shenjtë si Fitër Bajrami.
Në fjalët e saj të ndjera, ajo shprehet se kjo festë nuk ka më të njëjtin kuptim, pasi tashmë nuk ka më as nënën dhe as babanë pranë. Big Mama thekson se prindërit ishin gjithçka për të dhe e përmbyll mesazhin me një lutje që ata të jenë të bashkuar në paqe.
“Nënë… në ditën më të shenjtë të humba. Bajrami s’ka më kuptim për mua… Sepse sot nuk kam më as nënë, as babë… Ti ike tek babi… dhe më latë në një boshllëk që s’mbushet kurrë. Zemra më dhemb pafund pa ju… Allahu ju mëshiroftë. Inshallah Zoti ju ka bashkuar në Xhenet”.



