
Pas komenteve të bëra nga Selin për raportin e Mirit me bashkëshorten e tij, ka ardhur edhe reagimi i kësaj të fundit.
Deklaratat e Selinës, ku ajo la të kuptohej se marrëdhënia e artistit jashtë mund të mos ishte aq solide sa duket, duket se nuk janë pritur mirë nga partnerja e tij.
Në një postim në Instagram, ajo ka reaguar me tone të forta duke shkruar:
“Ti do të kapësh Prime në kurriz të martesës sime. Asnjë nuk ma shan dot martesën. Të dua përgjithmonë schatzi im.”
Reagimi i saj është interpretuar nga ndjekësit si një mbrojtje e drejtpërdrejtë ndaj martesës me anëtarin e grupit West Side Family, duke lënë të kuptohet se deklaratat e bëra brenda shtëpisë nuk pasqyrojnë realitetin e jetës së tyre private.



