SHOWBIZZ

Bebe Rexha flet për momentin kur zbuloi se i dashuri ishte homoseksual: “Të gjithë e kishin kuptuar përveç meje”

Bebe Rexha flet për momentin kur zbuloi se i dashuri ishte homoseksual:

E ftuar në emisionin Overheard Happy Hour, ylli i popit Bebe Rexha surprizoi publikun me një rrëfim personal dhe plot humor për një lidhje të kaluar.

Këngëtarja tregoi se një ish-partner, me të cilin kishte qenë disa muaj në lidhje, më vonë rezultoi të ishte homoseksual, duke shtuar me shaka se të gjithë e kishin kuptuar përveç saj. Ajo pranoi se në fillim ai ishte treguar shumë i dashuruar, ndërsa e vërteta u zbulua gjatë festave të fundvitit.

“Gëzuar për ish-të dashurin tim që përfundoi duke qenë 'gay'. Gëzuar!", u shpreh ajo, duke sqaruar më tej: “Të gjithë miqtë e mi e kishin kuptuar përveç meje. Edhe mamaja ime e kishte kuptuar”.

Gjatë intervistës, Rexha foli edhe për mënyrën si e përjeton vëmendjen dhe ndjenjat, duke theksuar se romantizimi i dashurisë shpesh krijon pritshmëri joreale.

Në fund, ajo ngriti një dolli për pavarësinë e saj artistike, duke u shprehur se tani ndihet më e lirë dhe më e sigurt në vetvete.