SHOWBIZZ

Besa Kokëdhima ndan foton e rrallë me bashkëshortin: “Ti je paqja dhe lumturia ime“

Besa Kokëdhima ndan foton e rrallë me bashkëshortin: “Ti je

Këngëtarja Besa Kokëdhima ka ndarë me ndjekësit një moment të ëmbël nga jeta e saj personale, vetëm tre muaj pas martesës. Artistja publikoi në rrjetet sociale një foto ku shfaqet duke u puthur në buzë me bashkëshortin e saj, të cilin vazhdon ta mbajë larg vëmendjes publike duke mos ia zbuluar plotësisht portretin.

Postimi u shoqërua me një dedikim emocional në anglisht. 

“Ti je paqja dhe lumturia ime, rrahja e zemrës sime, një bekim i maskuar, gjithçka dhe përtej gjithçkaje. Jam krenare për burrin që je, adhuroj zemrën tënde të madhe e të bukur dhe sytë e tu magjikë. TT Të dua.”

Artistja ka qenë gjithmonë diskrete për jetën private, ndaj çdo postim i tillë është ndër të rrallët që ajo ndan publikisht.