
Aktori i famshëm dhe legjenda e arteve marciale, Chuck Norris, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.
Lajmi i trishtë u konfirmua nga vetë familja e tij përmes një deklarate zyrtare në rrjetet sociale këtë të premte.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, ikona e kinematografisë u nda nga jeta pas një urgjence mjekësore që çoi në shtrimin e tij të menjëhershëm në një spital në Hawaii.
Në një postim në Instagram, familja kërkoi privatësi gjatë kësaj periudhe të vështirë, teksa shkruan: “Me zemër të thyer, familja jonë njofton ndarjen e papritur nga jeta të të dashurit tonë Chuck Norris, mëngjesin e djeshëm. Ndërsa dëshirojmë t’i mbajmë rrethanat private, ju lutemi ta dini se ai ishte i rrethuar nga familja e tij dhe u largua në paqe.”



