
Besa Kokëdhima kurorëzoi martesën disa muaj më parë, në një ceremoni sekrete dhe larg syrit të mediave.
Në rrjetet sociale, ajo ka ndarë herë pas here copëza nga dita speciale, por me shumë kujdes. Disa prej këtyre momenteve janë zbulimi i fustaneve nga ajo ditë, por ngjarjen më të veçantë, këngëtarja e ka ruajtur për një tjetër rast.
Ajo ka ndarë për herë të parë një foto nga ceremonia në kishë, një moment shumë intim dhe solemn.
Fotoja vjen në kuadër të promovimit të këngës së saj më të re me Mc Kreshën, “Ani more nuse”.



