SHOWBIZZ

“Do bëj kallëzim në polici”, Egla Ceno tregon incidentin në lagje

 

“Do bëj kallëzim në polici”, Egla Ceno tregon

Egla Ceno, fituesja e Big Brother VIP Albania 3, ka treguar se është përballur me një incident shqetësues.

Ajo ka bërë të ditur se persona të paidentifikuar i kanë dëmtuar makinën, duke i thyer fshirëset.

Përmes një reagimi të fortë në rrjetet sociale, Egla paralajmëroi autorin se zona ku ndodhi ngjarja është e monitoruar me kamera sigurie dhe se do të bëjë kallëzim në polici për të zbardhur rastin.

Ajo theksoi gjithashtu se makina është e domosdoshme për të, pasi kujdeset për nënën e saj të paralizuar, duke e bërë situatën edhe më të rëndë.

Në mesazhin e saj, aktorja la të kuptohet se ka dyshime për personin përgjegjës, por shtoi se gjithçka do t’ia lërë në dorë organeve kompetente.

Reagimi i aktores:

“Një paralajmërim për personin që ka disa ditë që luan me fshirëset e makinës time poshtë shtëpisë dhe që sonte e kishte thyer. Të kujtoj që në lagje, pikërisht sipër ku ishte parkuar makina sonte në mbrëmje, ka një kamera sigurie. Nesër patjetër do bëj një kallzim në polici që të tuteloj veten. Kam vite që jetoj në një lagje ku respektoj dhe më respektojnë.

Tani…unë e kam një ide çfarë ka ndodhur, por këtë do e zgjidhin më mirë organet kompetente sepse unë nuk merrem dot me pushta. Makina është mjet i rëndësishëm në kushtet që jam edhe me një nënë të paralizuar të cilën duhet ta lëviz për kontrolle. Unë nuk jam njeri pa njeri, mos më prek damarin e Cenos se nuk të lë “hekur” që ke ngulur në asfalt, pa lëvizur”, shkruan ajo.

“Do bëj kallëzim në polici”, Egla Ceno tregon