
Drake ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi ka pëlqyer një koment që i drejtohej ish-partneres së tij, Serena Williams.
Reperi 39-vjeçar publikoi më 17 nëntor disa foto me tematikë tenisi përkrah artistes Sexyy Red, me mbishkrimin:
“I thashë mësim tenisi, ajo më tha: ku është byzylyku apo varësja?”
Nën postim, një përdorues komentoi:
“Përmirësim krahasuar me Serena Williams”, të shoqëruar me dy emoji flakë.
Drake e pëlqeu këtë koment.
Kjo situatë vjen disa muaj pasi Serena Williams, 44 vjeçe, deklaroi për revistën Time se paraqitja e saj gjatë performancës së Kendrick Lamar në Super Bowl nuk ishte absolutisht një goditje ndaj Drake.
Gjatë performimit të këngës së Lamar, e cila shihet gjerësisht si një diss ndaj reperit, Williams u pa duke kërcyer. Por ajo sqaroi se dalja e saj ishte një rikujtim i festimit të saj në Lojërat Olimpike 2012 dhe shtoi se ajo “kurrë nuk do ta tallte" ish-partnerin.
Ajo tha gjithashtu se marrëdhënia e tyre ka qenë e gjatë dhe se nuk ka pasur kurrë ndjenja negative ndaj tij.
Drake e ka përmendur atë edhe më herët, përfshirë në një këngë të vitit 2013.



